Sesioni i 2-të Informues për Koordinatorët Vendorë të projektit Bashkitë për Evropën

Më 24 maj 2017 Qendra e Informimit të BE-së në Tiranë organizoi sesionin e dytë informues me Koordinatorët vendorë të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri “Bashkitë për Evropën”, i cili do të mbështesë krijimin e zyrave vendore të BE-së në 61 bashkitë e vendit. 

Zyrat vendore të BE-së përmes koordinatorëve vendorë do të ofrojnë informacione për BE-në, fondet dhe programet në nivel vendor si dhe do të zhvillojnë aktivitete të cilat synojnë rritjen e kuptimit mbi BE-në tek qytetarët.
Drejtuesja e projektit të Rrjetit të Informimit të BE-së Znj. Miriam Angoni ofroi një prezantim të detajuar mbi terminologjinë e BE-së, informacionin e duhur rreth çështjeve të BE-së bazuar tek faqet zyrtare të institucioneve si dhe përdorimin efektiv të kësaj terminologjie.

Pjesëmarrësit u njohën me projektin rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor (ReLOaD), një inisiativë 10 milion euro e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD nga i cili mund të përftojnë 10 bashki në vend. Detajet rreth tij u prezantuan nga menaxherja e programit Znj. Eglantina Gollaj e cila inkurajoi bashkitë vendore të përfitojnë nga këto fonde.

Koordinatorët vendorë u njohën gjatë këtij sesioni me mundësitë për përfitime nga fondet e BE-së. Znj. Manjola Hidri nga Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, Programet e Bashkëpunimit Territorial dhe Transnacional, në Ministrinë e Integrimit Evropian shpjegoi mundësitë e shumta që ofrohen nga programet e BE-së duke u ndalur kryesisht tek projektet e zhvillimit ku mund të aplikojnë institucionet vendore.

Znj. Hidri dhe pjesëmarrësit diskutuan rreth specifikave të shkrimit të një projektpropozimi, si të shmangim gabimet e mundshme dhe etapat e procesit të aplikimit.

Projekti “Bashkitë për Evropën” i cili zgjat 18 muaj synon të prekë qytetarët dhe administratat vendore, duke ofruar informacion të përshtatshëm rreth BE-së, politikave, institucioneve dhe programeve të tij si dhe të rrisë investimet e BE-së në nivel vendor.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Mërkurë , 28 Qershor 2017 - 11:30

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

Sesion informimi mbi Thirrjet për propozime “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadrin e Programit të Masave për Shoqërinë Civile 2016-2017” dhe “Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut”
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter