Maratona Run4EU në Shkodër

Me 23 Maj 2017 – Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës dhe 30 vjetorit të programit Erasmus, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës organizuan maratonën RUN4EU.

Maratona u organizua në zonën e Liqenit të Shkodrës, duke përfaqësuar një event sportiv masiv me pjesëmarrjen e 11 gjimnazeve dhe studentëve të universitetit. Në një atmosferë festive, gara 3 km synonte rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet e integrimit në BE dhe përfitimet nga programi Erasmus+, duke promovuar jetën e shëndetshme dhe duke sjellë të rinjtë më pranë vlerave evropiane të sportit.

Prezente në ceremoni ishte Znj. Xheni Sinakoli, Menaxhere Programi në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, e cila theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në aktivtete sportive.

Fitues të garës 3 km për kategorinë e femrave u shpallën:
Çmimi i parë: Emiljana Rrasari– gjimnazi “Shejnaze Juka”
Çmimi i dytë: Izabela Dodani – Shkolla profesionale “Peter Mahringer”
Çmimi i tretë: Megi Memçaj – gjimnazi “Oso Kuka”

Kategoria e meshkujve:
Çmimi i parë: Eqrem Rusi – gjimnazi “28 Nëntori”
Çmimi i dytë: Stilian Deda – gjimnazi “Shejnaze Juka”
Çmimi i tretë: Arjes Kutureli – Shkolla profesionale “Arben Broci”

Kalendari
i Aktiviteteve

E Hënë , 4 Shtator 2017 - 09:30

Albanian Parliament

Shkolla Verore Evropiane
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter