Sesioni i 2-të informues për Koordinatorët Vendorë të projektit 'Bashkitë për Evropën'

Qendra e Informimit të BE-së në Shkodër organizoi sesionin e dytë informues me koordinatorët vendorë të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri “Bashkitë për Evropën”, i cili do të mbështesë krijimin e zyrave vendore të BE-së në 61 bashkitë e vendit. Zyrat vendore përmes koordinatorëve do të ofrojnë informacione për BE-në, fondet dhe programet në nivel vendor, si dhe do të zhvillojnë aktivitete të cilat rrisin kuptimin e BE-së nga qytetarët.

Z. Orlando Fusco, Menaxher Programi për Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri theksoi se kjo iniciativë synon të arrijë qytetarët shqiptarë dhe administratat vendore, duke ofruar informacion rreth BE-së, politikave dhe programeve. Koordinatorët vendorë, përmes gadishmërisë së tyre, do të jenë instrumenti kryesor në rritjen e aksesit të qeverisjes vendore në fondet dhe programet e BE-së si dhe në zbatimin e aktiviteteve, duke synuar lehtësimin e rrjetit dhe ndarjes së eksperiencave mes bashkive.

Kordinatorja për Informimin e Publikut Znj. Shehiada Piraniqi bëri një prezantim të detajuar mbi terminologjinë, informacionin e duhur rreth çështjeve të BE-së, bazuar në faqet zyrtare të institucioneve, si dhe përdorimin efektiv të kësaj terminologjie.

Pjesëmarrësit u njohën me projektin rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor (ReLOaD), një iniciativë e re 10 milion euro, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe PNUD, nga i cili mund të përftojnë 10 bashki në vend. Detajet rreth tij u prezantuan nga menaxherja e programit Znj. Eglantina Gollaj, e cila inkurajoi bashkitë vendore të përfitojnë nga këto fonde.

Koordinatorët vendorë u njohën gjatë këtij sesioni me mundësitë për përfitime nga fondet e BE-së. Znj. Manjola Hidri nga Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial dhe Programet e Bashkëpunimit Transnacional, në Ministrinë e Integrimit Evropian shpjegoi mundësitë e shumta që ofrohen nga programet e BE-së duke u ndalur kryesisht tek projektet e zhvillimit, ku mund të aplikojnë institucionet vendore.

Znj. Hidri angazhoi pjesëmarrësit nëdiskutime produktive rreth specifikave të shkrimit të një projekt-propozimi, dhe i këshilloi si të shmangin gabimet e mundshme në etapat e procesit të aplikimit.

Projekti “Bashkitë për Evropën” i cili zgjat 18 muaj synon të prekë qytetarët dhe administratat vendore, duke ofruar informacionin e duhur rreth BE-së, politikave, institucioneve dhe programeve të tij si dhe të rrisë investimet e BE-së në nivel vendor.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Mërkurë , 28 Qershor 2017 - 11:30

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

Sesion informimi mbi Thirrjet për propozime “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadrin e Programit të Masave për Shoqërinë Civile 2016-2017” dhe “Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut”
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter