Trajnim për nëpunësit civilë për të rritur kapacitetet e tyre në përmirësimin e shërbimeve publike për komunitetin Rom dhe Egjiptian

Në Qendrën e Informimit të BE-së në Shkodër u organizua sesioni trajnues nga PNUD Shqipëri dhe ASPA në kuadër të projektit ESERE, me qëllim rritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë në përmirësimin e shërbimeve publike për komunitetin Rom dhe Egjiptian. Projekti “Fuqizimi Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët - një nxitje për përfshirje sociale", (ESERE) i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatohet nga PNUD Shqipëri, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Projekti parashikon shërbime sociale të bazuara në komunitet, të cilat do t'u mundësojë njësive të qeverisjes vendore të lehtësojnë aksesin e komuniteteve Rome dhe Rgjiptiane në shërbimet publike dhe sociale, me një fokus të veçantë në regjistrimin civil, arsimin, kujdesin social dhe shëndetësor.

I udhëhequr nga dy trajnerë, Z. Xhimi Hysa dhe Znj. Mirsa Titka, ky sesion mbështeti rritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë për të qenë më efektiv në ofrimin e programeve dhe shërbimeve cilësore për komunitetet Rome dhe Egjiptiane, në mënyrë që nevojat e tyre të kuptohen dhe përmbushen në të gjitha nivelet.

Duke inkurajuar ndryshimet pozitive në qëndrimet dhe praktikat e një qasjeje më miqësore, duke marrë parasysh diversitetin ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut, nëpunësit civilë do të angazhohen më efektivisht në zhvillimin e politikave dhe zbatimin e strategjive për komunitetet Rome dhe Egjiptiane.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Mërkurë , 28 Qershor 2017 - 11:30

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

Sesion informimi mbi Thirrjet për propozime “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadrin e Programit të Masave për Shoqërinë Civile 2016-2017” dhe “Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut”
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter