Diskutim për mjedisin –Ndërgjegjësohemi për të mbrojtur mjedisin!

“Nëse dëshironi ndryshimin, duhet të filloni nga vetja, me veprime të vogla”. Ky ishte mesazhi që ndanë më bashkëmoshatarët e tyre, nxënësit e talentuar, autorë të ekspozitës së vizatimeve dhe pikturave me temë “Mbroni Mjedisin” gjatë aktivitetit të organizuar ne Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë.

Gjatë vizitës së ekspozitës të paraqitur në mjediset e Qendrës në kuadër të një sërë aktiviteteve të organizuara për Javën e Gjelbër Evropiane dhe Javën e Diplomacisë mbi Klimën, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “17 Shkurti” ndanë perceptimet e tyre për një mjedis të pastër të shprehur përmes vizatimeve dhe përcollën mesazhe të forta mbi rolin që mund të luajë çdo qytetar në mbrojtje të mjedisit.

Gjatë sesionit ndërgjegjësues të diskutimeve mbi mjedisin nxënësit, mësuesit dhe stafi i Qendrës së Tiranës u ndalën tek veprimet dhe inisiativat e ndërmara nga BE dhe vendet anëtare për tema të nxehta si , ndotja e ajrit, ngrohja globale, riciklimi, mjedisi dhe mbrojtja e konsumatorit dhe cilësia e jetës. Ata u njohën me Programin e Bashkimit Evropian për mjedisin deri në 2020 përmes videos “Të jetojmë mirë, brenda limiteve të planetit tonë”.

Stafi i Qendrës ndërveroi me nxënësit përmes lojrave të ndryshme mbi rëndësinë e zinxhirit dhe rrjetave ushqimore për ekosistemet. Ata propozuan veprime konkrete për reduktimin e ndotjen së ajrit, ndotjes së ujit dhe ndotjes së tokës.

Ekspozita me punimet e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë e hapur për vizitorët në mjediset e Qendrës së Informimit të BE-së në Tiranë deri në datën 16 qershor 2017.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter