Aksion pastrimi në plazhin e Velipojës

Në kuadër të #JavëssëGjelbër dhe Javës së Diplomacisë së Klimës, Autobusi Blu i BE-së udhëtoi drejt plazhit të Velipojës me vullnetarë, përfaqësues të Qendrës së Informacionit Aarhus dhe organizatës Well Point, nxënës dhe studentë të shkollave “Reshit Hyseni”, “Lush Kola” dhe “Oso Kuka” dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Bashkisë Shkodër, pjesëmarrësit organizuan një ditë pastrimi në pyllin dhe plazhin e Velipojës. Kjo iniciativë kishte si qëllim inkurajimin e përfshirjes qytetare në mbrojtjen e mjedisit, rritjen e ndërgjegjësimit për ndotjen e detit dhe sigurinë e ujërave detarë. Ky aksion u zhvillua në Kuadër të Ditës Botërore të Oqeaneve.

I pranishëm në vendin e pastrimit, Z. Dritan Meta, nënkryetar i Bashkisë Shkodër falenderoi Qendrën e Informimit të BE-së Shkodër për nxitjen e këtij aksioni vullnetar, me pjesëmarrjen e të rinjve në pyllin e Velipojës dhe pastrimin e plazhit. Ai theksoi faktin se ruajtja e mjedisit kërkon përfshirje aktive të qytetarëve dhe mbështetje të autoriteteve vendore. “Në qoftë se këto iniciativa të përbashkëta ndodhin më shpesh, ne mund të arrijmë rezultate më të mira në mbajtjen pastër të plazhit dhe detit”, përfundoi Z. Meta.

Gjithashtu, Qendra e Informimit e BE-së Shkodër shpërndau fletëpalosje mbi mbrojtjen e mjedisit, duke u përfshirë në diskutime me pushuesit për mbajtjen pastër të plazhit, ndërkohë që vullnetarët ishin të përfshirë në aktivitete sportive.

 

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter