Maratona Run4EU në Vlorë

8 Qershor 2017 – Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës dhe 30 vjetorit të programit Erasmus, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Federatën Shqiptare të Atletikës organizuan maratonën RUN4EU.

Maratona u organizua në bulevardin “Ismail Qemali”, duke përfaqësuar një event sportiv masiv me pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazeve dhe studentëve të universitetit. Në një atmosferë festive, kjo garë 3 km synonte rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet e integrimit në BE dhe përfitimet nga programi Erasmus+, duke promovuar jetën e shëndetshme dhe duke sjellë të rinjtë më pranë vlerave evropiane të sportit.

E pranishme në ceremoni ishte Znj. Xheni Sinakoli, Menaxhere Programi në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, e cila theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në aktivitete sportive.

Fitues të garës 3 km për kategorinë e femrave u shpallën:
Çmimi i parë: Elvita Sheraj– gjimnazi “Mustafa Qemal Ataturk”
Çmimi i dytë: Klea Malaj – gjimnazi “Aulona”
Çmimi i tretë: Dajana Kalo – gjimnazi “Ali Demi”

Kategoria e meshkujve:
Çmimi i parë: Alfred Dukaj – gjimnazi “Ali Demi”
Çmimi i dytë: Edison Bregaj – gjimnazi “Ali Demi”
Çmimi i tretë: Niko Qirjaj – gjimnazi “Aulona”

Kalendari
i Aktiviteteve

E Mërkurë , 28 Qershor 2017 - 11:30

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

Sesion informimi mbi Thirrjet për propozime “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadrin e Programit të Masave për Shoqërinë Civile 2016-2017” dhe “Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut”
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter