Festojmë 30-vjetorin e Erasmus në Vlorë: Pasurojmë jetët, hapim mendjet

Në 9 Qershor 2017, Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë festoi 30-vjetorin e programit Erasmus+, duke mbledhur së bashku përfitues të këtij programi në forumin “Erasmus: Pasuron jetët, hap mendjet për 30 vjet”. Duke ndarë eksperiencat dhe aftësitë e fituara gjatë pjesëmarrjes në programin Erasmus, akademikët, studentët, të rinjtë dhe aktivistët e shoqërisë civile në Vlorë diskutuan për mënyrat e arritjes së një sistemi arsimor të cilësisë së lartë dhe të një tregu pune të kualifikuar në Shqipëri.

Znj. Xheni Sinakoli, Menaxhere Programi në Delegacionin e BE-së në Shqipëri në fjalën e saj përshëndetëse, inkurajoi të rinjtë të përfitojnë nga programi Erasmus, si një element kyç drejt mundësive për punë dhe arsim.

Investimi tek të rinjtë shqiptarë kontribuon në rritjen dhe forcimin e demokracisë e sundimit të ligjit. Kjo nxit ekonominë dhe integrimin e Shqipërisë në BE dhe është një mundësi jo vetëm për karrierën e tyre, por për të ardhmen e Shqipërisë, përfundoi Znj. Sinakoli.

Shqipëria ka përfituar nga pluset (+) e shumta të programit Erasmus+; Lëvizshmëria që përfshin programet e shkëmbimit të studentëve, akademikëve dhe stafit administrativ; Bashkëpunimi për inovacion dhe eksperiencat e mira mes institucioneve të arsimit të lartë, sipërmarrjes apo grupeve të interesit; Mbështetje për reformat në arsim përmes metodave të hapura duke promovuar transparencë, bashkëpunim ndërsektorial, arsimim dhe formim profesional, të nxënit gjatë gjithë jetës etj.

Ish studentë, pedagogë të Universitetit të Vlorës, mësues dhe nxënës ndanë eksperiencat e fituara gjatë programeve të shumta Erasmus+, duke nxitur aplikimet përmes programeve të shkëmbimeve mes universiteteve në vendet e shteteve anëtare të BE-së.

Shkëmbimet rinore, trajnimet, transferimi i krediteve, e-Twinning, shkëmbimi i stafit dhe programet e studimit ishin disa nga eksperiencat e ndara me përfituesit potencialë, të cilët shërbyen si burim frymëzimi për to.

Pas lançimit të konkursit Erasmus+ për foton, esenë dhe videon më të mirë, aktiviteti përfundoi me tortën e ditëlindjes së 30 vjetorit të programit Erasmus.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter