Aksion pastrimi në plazhin e Zvërnecit

Në kuadër të Javës së Gjelbër dhe Javës së Diplomacisë së Klimës, Autobusi Blu i BE-së udhëtoi drejt plazhit të Zvërnecit me vullnetarë të Parlamentit Rinor, Qendrës Rinore Vlorë, studentë të universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” dhe nxënës së gjimnazeve “Ali Demi” dhe “Elite”.

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rinore Vlorë organizoi një ditë pastrimi në plazhin e Zvërnecit dhe Pyllin e Sodës.

Kjo iniciativë kishte si qëllim inkurajimin e përfshirjes qytetare në mbrojtjen e mjedisit, rritjen e ndërgjegjësimit për ndotjen e detit dhe sigurinë e ujërave detarë.

Vullnetarët shprehën mesazhe të fuqishme rreth mbrojtjes së mjedisit, duke theksuar faktin se mbrojtja e mjedisit kërkon përfshirje aktive të të gjithë qytetarëve dhe iniciativa të tilla duhet të ndodhin më shpesh në mënyrë që të mbajmë një mjedis më të pastër dhe të jetojmë një jetë më të shëndetshme. Pjesëmarrësit u përfshinë në fund në aktivitete sportive, si basketboll, Frizbi, futboll, etj.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter