Sesion informimi mbi Bujqësinë Organike

Stafi i Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë dhe World Vision Albania ftuan fëmijët e fshatit Bishan, të vizitonin një fermë familjare në fshatin Bishan. Kjo vizitë synonte rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve mbi bujqësinë e qëndrueshme dhe rëndësinë e inkurajimit të bujqësisë organike sipas standardeve të BE-së, për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin.

Z. Dervish Seferi, ekspert i agronomisë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë u shpjegoi fëmijëve se bujqësia organike është një mënyrë për të prodhuar ushqime që respektojnë ciklet e jetës natyrore. Ajo minimizon ndikimin njerëzor në mjedis dhe vepron sa më natyrshëm. Ai përmendi se pesticidet kimike, plehrat sintetike, antibiotikët dhe substancat e tjera janë të kufizuara rreptësisht në bujqësinë organike sipas standardeve të BE.

Në përputhje me shpjegimet e Z. Seferi, stafi i Qendrës së Informimit të BE-së shpërndau fletëpalosje promovuese dhe broshura me fakte mbi evoluimin e bujqësisë organike në BE dhe në politikën mjedisore të BE-së, gjatë kohës që fëmijët vizituan produktet organike të mbjella dhe të prodhuara në fermë. Ata patën mundësinë të mësojnë në praktikë nga vjen ushqimi i tyre dhe të kryenin mbjelljen e bimëve nën drejtimin e fermerit.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter