Trajnim 'Të Drejtat e Grave në Tregun e Punës' në Tiranë

Më 13 korrik Qendra e Informimit e BE-së në Tiranë organizoi nje sesion trajnimi për të siguruar barazinë gjinore në tregun e punës përmes fuqizimit të grave dhe forcimit të kapaciteteve të tyre. Rreth 40 gra me profesione të ndryshme, punërkuese në tregun shqiptar të punës u bënë pjesëe trajnimit organizuar në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, GADC. 

Shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadorja Romana Vlahutin duke përshëndetur aktivitetin tha se BE-ja po punon për të mbështetur gratë në Shqipëri që të përdorin potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në përparimin e vendit. Ajo theksoi se Shqipëria duhet të arrijë standardet e BE-së për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të grave kundër diskriminimit dhe të drejtat e tyre në mjedisin ku punojnë. Forcimi i arsimit profesional për gratë dhe vajzat, në mënyrë që ato ti përgjigjen më mirë nevojave të tregut mbetet prioritet.

Gratë punëkërkuese nga qarku i Tiranës, morën pjesë aktive në trajnim, ndanë eksperiencat e tyre personale dhe sfidat me të cilat përballen në tregun e punës. Diskriminimi me bazë gjinore, paragjykimet, respektimi i moshës minimale për punë sikundër përcaktohet në legjislacionin shqiptar, pagesa minimale, orari i punës dhe pagesa për orët jashtë orarit, pagesa e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ishin disa nga çështjet e trajtuara nga gratë në trajnim.

Z. Artur Micko, Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Znj. Entela Hysenllari Zv.Drejtor i Inspektoriatit të Punës përcollën informacion për politikat që zbatohen për të mbështetur punësimin e grave dhe sigurinë e tyre në punë. Ato theksuan se grave të punësuara në çdo mjedis pune (privat ose publik) u ofrohen mundësi të barabarta, trajtohen me respekt dhe dinjitet dhe punojnë në një mjedis të sigurt duke respektuar direktivat Evropiane dhe standartet ndërkombëtare te punës.

Përmes prezantimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve Znj. Mirela Arqimandriti drejtore ekzekutive e Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe ekspertë të ndryshëm, i njohën gratë pjesëmarrëse në trajnim me të drejtat e tyre në tregun shqiptar të punës, legjislacionin e BE-së, Kodin e Punës dhe shpjeguan teknikat si të përgatiten për intervistë.

Duke iu referuar statistikave zyrtare në Shqipëri diferenca gjinore mes burrave dhe grave pjesëmarrës aktiv në tregun e punës është 20.9%, me diferenca të mëdha mes zonave rurale dhe atre urbane.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter