Trajnim mbi 'Të drejtat e grave në tregun e punës'

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër, organizoi trajnimin mbi "Të drejtat e grave në tregun e punës". Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e kapaciteteve të grave të papuna për një intervistë pune dhe rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e tyre në tregun e punës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Rozafa Zmijani, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Shkodër theksoi përpjekjet dhe punën e qeverisë dhe të Zyrës Rajonale të Punësimit në lidhje me çështjet dhe vështirësitë e punësimit. "Në përputhje me Direktivat e BE-së, Strategjinë Evropiane të Punësimit 2020 dhe kërkesat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, qeveria shqiptare ka hartuar Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020. Kjo strategji synon të promovojë punësimin dhe formimin cilësor të fuqisë punëtore si shtyllën kryesore për të rritur mirëqenien e qytetarëve ", - tha zonja Zmijani.

Specialistja e Drejtorisë Rajonale të Punësimit, Znj. Mimoza Kallaçi i trajnoi pjesëmarrësit, si të shprehin aftësitë dhe kualifikimet e tyre në mënyrë efektive, kur shkruajnë një CV Europass. Ajo dha udhëzime dhe teknika konkrete për mënyrën e përgatitjes për një intervistë pune.

“Është e rëndësishmë të jeni të përgatitur për t’ju përgjigjur në mënyrë efektive, pyetjeve që punëdhënësit bëjnë gjatë një interviste pune. Duke qënë se këto pyetje janë të zakonshme, menaxherët presin që ju të përgjigjeni saktë dhe pa hezitim” – theksoi Znj. Kallaçi.

Gjatë pjesës së dytë të trajnimit, Znj. Denada Shpuza, juriste, bëri një prezantim të hollësishëm të legjislacionit shqiptar dhe ndërkombëtar mbi të drejtat e grave dhe Kodin e Punës, ndërsa Z. Agim Shimaj Kryeinspektor në Inspektoratin Shtetëror të Punës në Shkodër njohu pjesëmarrësit me mbrojtjen e veçantë për gratë dhe sigurinë e tyre në punë. 

Gratë sipërmarrëse janë thelbësore për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Megjithatë, ato akoma përfaqësojnë një minoritet sipërmarrësish. Në Shqipëri, 27% e grave të punësuara janë sipërmarrëse. Kur themelohet dhe zhvillohet një biznes, gratë përballen me sfida të tilla si: aksesi në informacion, krijimi i rrjeteve për qëllime biznesi, përballja me problemet e biznesit dhe të familjes, si dhe nevoja për trajnime. Procedurat e regjistrimit të nismave informale si biznese të ligjshme u shpjeguan nga Znj. Entela Zekaj, Përgjegjëse e Sektorit të Rregjistrimit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.

Rreth 50 gra të papuna nga Qarku i Shkodrës dhe gra të projektit të financuar nga BE “Rrjeti i Fuqizimit të Grave në Male” për bashkitë Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz, morën pjesë aktive në trajnim me qëllim rritjen e integrimit të grave në tregun e punës, që do të rezultojë në rritjen e shkallës së punësimit të tyre.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Hënë , 4 Shtator 2017 - 09:30

Albanian Parliament

Shkolla Verore Evropiane
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter