Ceremonia e përcjelljes për përfituesit e Erasmus+ 2017

Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadorja Romana Vlahutin, së bashku me Ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së morën pjesë në ceremoninë e përcjelljes së 12 studentëve shqiptarë, përfitues të programit Erasmus+ 2017.

“Ju jeni të përzgjedhurit, studentët më të mirë shqiptarë që do të përfitojnë nga programi Erasmus+ dhe unë ju uroj studime të mbara në Aalborg, Oviedo, Poitiers, Metz, Rome, Padova, Bruxelles, Goettingen dhe Trondheim! Të gjitha këto vende fantastike do të shndërohen në shtëpinë tuaj të përkohëshme, por shtëpia juaj e vërtetë do jetë duke ju pritur. Dhe aq sa e lumtur jam sot, aq më shumë do të jem, duke ju uruar mirëseardhjen kur të ktheheni, në këtë vend të bukur, i cili ka nevojë për ju. Ka nevojë për talentin tuaj, njohuritë tuaja dhe dashurinë tuaj, - tha Ambasadorja Vlahutin gjatë fjalës së saj.

“Pres me padurim ti bashkohem botës së Erasmus, të takoj njërëz të rinj, të takoj miq të rinj, të mësoj gjuhë të huaja dhe të përparoj me edukimin tim” – thotë Jonida Çekani, një nga përfitueset e Erasmus+ 2017.

“Është si një ëndërr e bërë realitet për mua kjo mundësi, për të studiuar në një prej universiteteve më të mira në Evropë, pasi vetë nuk mund ti përballoja shpenzimet e studimeve”-thotë Todi Thanasi një tjetër student Erasmus nga Shqipëria.

Shefja e Delegacionit të BE-së ftoi gjithashtu profesionistët e rinj të përfitojnë nga skema e re e bursave master e Komisionit Evropian për çështjet e BE-së, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e administratës që do të negociojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deri më sot nga programet e ndryshme të edukimit Erasmus+ kanë përfituar mbi 400 të rinj dhe profesionistë shqiptarë, ndërsa 9 milion njerëzve u është dhënë mundësia të studiojnë, trajnohen, kryejnë punë vullnetare apo të fitojnë përvoja profesionale jashtë vendt përgjatë 30 viteve të fundit.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter