Sesion informimi mbi 'Thirrje për Bashkitë' – Projekti ReLOaD

21 Korrik 2017 – Në ambjentet e Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Vlorë u zhvillua sesioni i informimit mbi Thirrjet për Bashkitë – Projekti ReLOaD, financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka si synim të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile duke mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje si dhe nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Përfaqësues të bashkive nga qytetet e Shqipërisë së Jugut u informuan mbi procedurat e aplikimit për thirrjen për shprehje interesi të projektit të financuar nga BE, ReLOaD.

Znj. Entela Lako, Specialiste Programi, UNDP Albania, theksoi se kjo thirrje ka si synim krijimin e partneritetit me 10 bashki në Shqipëri, të cilat do të bëhen pjesë e skemës së grantit të Projektit me një vlerë prej rreth 100.000 Euro për secilën bashki. Kjo skemë granti do të shërbejë direkt për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e bashkisë përkatëse. Granti do të menaxhohet në bashkëpunim ndërmjet bashkisë së përzgjedhur dhe zyrës së UNDP në Tiranë.

Znj. Lako i prezantoi pjesëmarrësit me udhëzimet e Thirrjes duke renditur kriteret e përgjithshme dhe specifike, metodologjinë LOD, mbështetjen financiare, afatet dhe procedurën e vlerësimit.

Znj. Misela Dervishi, Bashkëpunëtore e Projektit ReLOaD, UNDP Albania, u shpjegoi pjesëmarrësve kriteret dhe procedurën e aplikimit.

Përfaqësuesit e bashkive bënë pyetje rreth kritereve të përshtatshmërisë, formularit të aplikimit, rregullave të buxhetit, afateve kohore dhe kornizës logjike.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Hënë , 4 Shtator 2017 - 09:30

Albanian Parliament

Shkolla Verore Evropiane
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter