Vizitë e të rinjve nga zonat rurale në Qendrën e Informimit të BE-së Vlorë dhe sesion informimi mbi zgjerimin e BE-së

25 Korrik 2017- Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë mirëpriti një grup të rinjsh të World Vision Impact Club, nga zonat rurale të Vlorës, të cilёt erdhёn për të vizituar qendrën tonë dhe shprehën dëshirën e tyre për të marrë informacion të saktë mbi marrëdhëniet BE – Shqipëri dhe mbi zgjerimin e BE-së.

Znj. Besjana Roshi, Koordinatore për Informimin e Publikut bëri një prezantim të shkurtër të Qendrës së Informimit të BE Vlorë, objektivave dhe aktiviteteve e kryera deri tani. 

Ajo theksoi momentet kyçe të marrëdhënieve BE-Shqipëri dhe solli në vëmendjen e pjesëmarrësve fazat e zgjerimit të BE-së dhe në veçanti rëndësinë e procesit të zgjerimit në ditët tona. Të rinjtë u njohën me përfitimet që sjell integrimi në BE. Në veçanti, ata u informuan për procesin e pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Aktiviteti pati një interes të madh për pjesëmarrësit të cilët drejtuan shumë pyetje mbi arritjet dhe sfidat për Shqipërinë drejt Integrimit në BE. Ata u përfshinë aktivisht në diskutim dhe drejtuan pyetje në lidhje me tema të ndryshme të BE-së.

Në fund, pjesmarrësit u ftuan për të përdorur bibliotekën e Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë, në mënyrë që të pasurojnë njohuritë e tyre në lidhje me çështjet e Bashkimit Evropian.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Hënë , 4 Shtator 2017 - 09:30

Albanian Parliament

Shkolla Verore Evropiane
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter