Ditë Informimi rreth bujqësisë organike në Parkun e Madh të Tiranës

Edukimi i fëmijëve me ushqyerjen e shëndetshme dhe nxitja për të kultivuar produkte organike sipas standarteve të BE-së ishte synimi i aktivitetit të Qendrës së Informimit të BE-së në Tiranë në 27 korrik. 80 fëmijë që mernin pjesë në shkollën verore të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë iu bashkuan stafit të EUIC Tirana në një ditë informuese në mjediset e Parkut të Madh të Tiranës.

Aktiviteti synonte ndërgjegjësimin e fëmijëve rreth bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit përmes botimeve të Rrjetit të Informimit të BE-së, sesionit të kopshtarisë dhe lojrave të ndryshme.

Stafi i EUIC-së shpërndau broshurat dhe librat informues me të dhëna mbi evoluimin e bujqësisë organike në BE dhe politikat e BE-së për mjedisin si dhe diskutoi me ta rreth rëndësisë së jetesës së shëndetshme, produkteve organike dhe mjedisit të pastër.

Fëmijët u përfshinë në kopshtari duke ndjekur udhëzimet e punonjësve të APR-së dhe mësuan rreth ndryshimeve midis ushqimeve organike dhe prodhimeve të rritura me kimikate sintetike, antibiotikë, pesticide apo prodhimet e modifikuara gjenetikisht.

 

 

 

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter