Trajnim mbi 'Të drejtat e grave dhe të rinjve në tregun e punës' në Burrel

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Mat, Zyrën e Punës Burrel dhe Kordinatoren vendore të BE-së për projektin “Bashkitë në Evropë”, organizuan trajnimin mbi "Të drejtat e grave dhe të rinjve në tregun e punës". Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e kapaciteteve të grave të papuna për një intervistë pune dhe rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e tyre në tregun e punës.

Specialistja e Zyrës së Punës në Burrel, Znj. Matilda Doda bëri një prezantim të hollësishëm të legjislacionit shqiptar dhe ndërkombëtar mbi të drejtat e grave dhe Kodin e Punës.

Gjatë pjesës së dytë të trajnimit, Kordinatorja për Informimin e Publikut në Qendrën e Informimit të BE-së Shkodër, trajnoi pjesëmarrësit, si të shprehin aftësitë dhe kualifikimet e tyre në mënyrë efektive, kur shkruajnë një CV Europass. Ajo dha udhëzime dhe teknika konkrete për mënyrën e përgatitjes për një intervistë pune. “Është e rëndësishmë të jeni të përgatitur për t’ju përgjigjur në mënyrë efektive, pyetjeve që punëdhënësit bëjnë gjatë një interviste pune. Duke qënë se këto pyetje janë të zakonshme, menaxherët presin që ju të përgjigjeni saktë dhe pa hezitim” – theksoi Znj. Piraniqi.

Rreth 20 gra dhe të rinj të papunë në qytetin e Burrelit morën pjesë aktive në trajnim me qëllim rritjen e integrimit të grave në tregun e punës, që do të rezultojë në rritjen e shkallës së punësimit të tyre.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Hënë , 4 Shtator 2017 - 09:30

Albanian Parliament

Shkolla Verore Evropiane
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter