Prezantojmë Këndin e BE-së për Fëmijët tek Kampi Veror i Qendrës Sportive Smart

Qendra e Informimit e BE-së në Tiranë mrëpriti në 10 gusht 30 fëmijë, pjesëmarrës në kampin veror të Qendrës sportive Smart. Ata zbuluan simbolet e Bashkimit Evropian përmes lojrave dhe gjëegjëzave të Këndit të BE-së për Fëmijët dhe ndanë idetë dhe mendimet e tyre rreth veprimtarisë së BE-së për të përmirësuar jetesën e fëmijëve. 

Aktiviteti kishtë si qëllim të prezantonte tek fëmijët simbolet e BE-së dhe të ushqente konceptet e BE-së që në fëmijërinë e hershme duke rritur njohuritë rreth të drejtave të tyre dhe punës së BE-së në përmirësimin e jetës për të gjithë ne. 

Fëmijët mësuan gjithashtu rreth sigurisë së ushqimit, rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit përmes botimeve të Rrjetit të Informimit të BE-së dhe u përfshinë në diskutime. 

Përmes lojrave ata mësuan gjithashtu rreth simboleve të vendeve anëtare të BE-së dhe shumëllojshmërinë e gjuhëve të BE-së. Fëmijët vizituar Biblioteën e Qendrës dhe morën publikimet e Rrjetit për ti lexuar me prindërit dhe miqtë e tyre.

 

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter