Java Evropiane e Lëvizjes në Vlorë Pedalim masiv 'Drejt Evropës me biçikleta'

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizjes, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë në bashkëpunim me gjimnazin “Internacional” me mbështetjen e Bashkisë Vlorë organizoi pedalimin masiv “Drejt Evropës me biçikleta”. JEL 2017 u zhvillua nën moton “Lëvizshmëri e pastër, e përbashkët dhe e zgjuar”, nën sloganin “Duke ndarë së bashku, ecim përpara”.

Aktiviteti kishte si qëllim inkurajimin e përdorimit të biçikletës për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës tek të rinjtë.
Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë së Vlorës përshëndeti të pranishmit dhe ndau me ta mesazhe mbi mjetet alternative të lëvizjes dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai theksoi se janë bërë investime dhe përpjekje për të lehtësuar përdorimin e biçikletave në Vlorë duke përmendur këtu krijimin e korsive të biçikletave në shëtitoren përgjatë bregdetit të Vlorës.

Më tepër se 70 pjesëmarrës, mes tyre studentë, aktivistë, qytetarë dhe të rinj shfrytëzuan këtë ditë për të transmetuar mesazhe të fuqishme mbi lëvizjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe iu bashkuan stafit të Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë në pedalimin masiv tradicional përgjatë bulevardit kryesor duke promovuar përdorimin e mjeteve të qëndrueshme të transportit dhe duke inkurajuar përdorimin e biçikletave për mbrojtjen e mjedisit dhe një ekonomi të fortë.

Aktiviteti kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për përfitimet ekonomike në investimin e transportit të sigurt dhe të pastër për qytetarët dhe bizneset si dhe të inkurajonte autoritetet vendore të mendojnë se çfarë mund të bëjnë me qëllim që vendimet e tyre të kenë impakt kombëtar. Ai shërbeu gjithashtu si një manifestim i kërkesës për më shumë rregulla të trafikut, hapësira për biçikleta dhe masa për një mjedis më të pastër.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter