Festojmë Ditën pa Makina në Durrës

22 shtator 2017 – Të rinj, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të Durrësit me mbështetjen e Qendrës së Informimit të BE-së festuan Ditën pa Makina në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2017.

Aktivitete të shumta si maratona, pedalim me biçikleta dhe ekspozitë pikture u organizuan gjatë ditës në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe koordinatorin vendor të Projektit Bashkitë për në Evropë.

Veprime konkrete dhe mesazhe të forta u përcollën nga brezat e rinj, të cilët apeluan për një mjedis më të pastër dhe jetesë më të shëndetshme. Përmes pikturave nxënësit e shkollave të mesme të Durrësit apeluan për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe përdorimin alternativ të mjeteve të transportit duke dhënë shembullin e tyre përmes përdorimit të biçikletave.

“Çdo qytetar mund të luajë një rol dhe ne mund të fillojmë nga veprime të vogla në nivel vendor” – theksoi drejtuesja e projektit Znj. Miriam Angoni gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve për fituesit.

Durrësi u përfaqësua në Javën Evropianë të Lëvizshmërisë 2017 ndër 2474 qytete nën moton “Duke ndarë së bashku, ecim përpara”.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter