Dita Evropiane e Gjuhëve 'Më të zgjuar duke mësuar gjuhë të reja'

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Shkodër në bashkëpunim me DAR Shkodër organizoi tryezën e rrumbullakët “Më të zgjuar duke mësuar gjuhë të reja” për të inkurajuar mësimin e gjuhëve të huaja dhe promovimin e pasurive linguistike dhe diversitetit kulturor të Evropës. Studentë dhe profesorë nga seksioni dy-gjuhësh Frëngjisht-Shqip; Italisht-Shqip në shkollat e mesme “Oso Kuka” ; “28 Nëntori” dhe Gjimnazi Gjuhësor “Shejnaze Juka”, përmes prezantimeve në Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht radhitën fakte mbi rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve të reja dhe shifra të përdoruesve të tyre në Shqipëri, duke i krahasuar ato me vendet e Bashkimit Evropian.

Në gjithë BE-në janë planifikuar shumë aktivitete për të festuar diversitetin linguistik të Evropës dhe promovimin e mësimit të gjuhës, sa më shpejt të jetë e mundur, gjatë gjithë jetës për qytetarët e BE-së.

Gjuhët Evropiane krijojnë mundësi punësimi, studimi dhe udhëtimi për qytetarët në vendet e Bashkimit Evropian. “Evropa është një vend unik, që sjell së bashku kultura jetike nga vendet e saj, ku gjuhët janë dëshmitarët e saj,- tha Matilda, nxënëse e shkollës së mesme “Oso Kuka”.

Stafi i Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian Shkodër i prezantoi pjesëmarrësit me një pasqyrë të 24 gjuhëve zyrtare të BE-së, duke theksuar faktin që diversiteti linguistik është një mjet për arritjen e mirëkuptimit më të madh ndërkulturor dhe një element kyç në trashëgiminë e pasur kulturore të Evropës.

“Komunikoni në gjuhë të huaja tregon rolin që rinia luan në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Kordinatorja e Informimit për Publikun e Qendrës së BE-së Shkodër.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter