Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve

Çdo vit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhëve të rinjtë shqiptarë dhe evropianë shkembejnë letra në gjuhë të ndryshme evropiane, Në adresë të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë mbëritën këtë vit shumë letra nga bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në Gjermani, Çeki, Francë, Vendet e Ballkanit Perëndimor e shumë të tjera.

Qendra e Informimit e BE-së në Tiranë i njohu nxënësit me gjuhën e pasur dhe diversitetin kulturor në Evropë përmes fakteve dhe të dhënave, duke theksuar rëndësinë e mësimit të gjuhëve të reja si mjete për të njohur kulturën dhe për të sjellë pranë njëri-tjetrit njerëzit nga vende të ndryshme. Stafi i Qendrës shpjegoi se gjuhët evropiane krijojnë mundësi punësimi, studimi dhe udhëtimi për qytetarët në vendet e Evropës.

Nxënësit e shkollës “Pjetër Budi” vunë në skenë në gjuhën angleze pjesën “Princesha Bretkosë”, ndërsa recituan dhe kënduan në gjuhë të ndryshme Evropiane.

Në të gjthë vendin dhe nw Qendrat e Informimit të BE-së në Shkodër e Vlorë u oranizuan aktivitete për të kremtuar pasurinë e madhe gjuhësore të Evropës dhe diversitetin e saj si dhe u nxit mësimi i gjuhëve të huaja.

 

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter