Dita Evropiane e Gjuhëve Ditë e hapur: 'Respektimi dhe prezervimi i të gjitha gjuhëve evropiane'

Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë në bashkëpunim me gjimnazin “Internacional” organizoi Ditën e hapur: "Respektimi dhe prezervimi i të gjitha gjuhëve evropiane" Aktiviteti kishte si qëllim nxitjen dhe promovimin e diversitetit të pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës.

Koordinatori për Informimin e Publikut në Qendrën e Informimit të BE-së Vlorë përshëndeti pjesëmarrësit dhe bëri një prezantim të shkurtër për numrin e gjuhëve zyrtare të përdorura në të vërtetë nga vendet e BE-së, politikën e BE-së ndaj të gjitha gjuhëve dhe perceptimin e komunitetit rreth mësimit të gjuhëve të ndryshme. U theksua se edhe pse ekzistojnë vetëm 24 gjuhë zyrtare të BE-së, një nga vlerat e shquara të BE-së është promovimi dhe ruajtja e 200 gjuhëve të ndryshme të përdorura në Evropë, duke treguar të njëjtin respekt, jo vetëm për ato kryesore por edhe për gjuhët e minoriteteve, duke theksuar faktin se diversiteti gjuhësor është një mjet për të arritur një mirëkuptim më të madh ndërkulturor dhe një element kyç në trashëgiminë e pasur kulturore të Evropës.

Aktiviteti përfshiu mbi 150 nxënës të gjimnazit "Internacional", të cilët interpretuan në art, letërsi, poezi dhe muzikë në gjuhë të ndryshme të përdorura nga vendet e Bashkimit Europian dhe synonin të kombinonin artin dhe muzikën me njohuritë e reja rreth gjuhëve dhe politikave të Bashkimit Evropian për inkurajimin e përdorimit të çdo gjuhe.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter