Bëhu Aktiv, Bëhu social! Festojmë Javën Evropiane të Sportit në Shqipëri!

Shqipëria iu bashkua Javës Evropiane të Sportit (23-30 shtator) me një aktivitet organizuar në një nga zonat këmbësore më të frekuentuara të Tranës Pazari i Ri, i cili bashkoi atletë të rinj, fëmijë, fëmijë me aftësi ndryshe dhe prindër nën moton Bëhu aktiv, Bëhu Social!

Organizata Special Olympics Albania e mbështetur nga Rrjeti i Informimit i BE-së organizoi lojra të ndryshme sportive për fëmijët si basketboll, futboll dhe ping pong, duke promovuar përfitimet që sjell aktiviteti fizik dhe sporti, ndërsa kultivon tek fëmijët vlera si lojën e ndershme dhe respektin.

Java Evropiane e Sportit zhvillohet nga data 23-30 shtator me aktivitete të shumta në mbarë Evropën përgjatë kësaj periudhe. Shqipëria iu bashkua kësaj inisiative për të promovuar sportin dhe aktivitetin fizik për këdo, pa dallim moshe apo niveli të aktivitetit fizik.

 

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter