Tryezë e rrumbullakët mbi strategjitë dhe politikat e Bashkimit Evropian për mjedisin

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë në bashkëpunim Drejtorinë Rajonale të Mjedisit dhe Emmaus Vlorë organizoi një Tryezë e rrumbullakët mbi strategjitë dhe politikat e Bashkimit Evropian për mjedisin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe diskutimi i politikave dhe mbrojtjes së mjedisit.

Koordinatori për Informimin e Publikut i Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë mirëpriti pjesëmarrësit dhe bëri një prezantim të Politikës Evropiane Mjedisore, e cili vendos objektivat për ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit, mbrojtjen e shëndetit të njeriut, shfrytëzimit të kujdesshëm dhe racional të burimeve natyrore, promovimin e masave në nivel ndërkombëtar për t'u marrë me problemet mjedisore rajonale ose botërore.

Z. Kreshnik Lilaj, drejtor në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, ofroi informacion mbi sfidat mjedisore dhe çështjet me të cilat po përballet Vlora dhe nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit.

Znj. Eneida Stefa, përfaqësuese e kompanisë për riciklim "Emmaus Vlorë", informoi pjesëmarrësit për punën e tyre në akumulimin dhe riciklimin e mbeturinave plastike, metalike, qelqi dhe letre, e cila është një nga instrumentet dhe politikat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, duke siguruar informacione reale dhe të dhëna statistikore.

Përfaqësue të qeverisë vendore, shoqërisë civile, qytetarë dhe të rinj të pranishëm në këtë aktivitet diskutuan në mënyrë aktive dhe theksuan se rritja e ndërgjegjësimit publik dhe bashkëpunimit midis shoqërisë civile dhe qeverisë lokale dhe qendrore janë faktorët kyç për një mjedis të shëndetshëm dhe miqësor. "Shoqëria shqiptare ka kuptuar se mjedisi është një aset shumë i rëndësishëm si nga pikëpamja shëndetësore, ashtu edhe nga pikëpamja ekonomike. Sidoqoftë, ekziston nevoja për ndërgjegjësim dhe përfshirje më të madhe të qytetarëve dhe më shumë iniciativa dhe fonde nga pushteti vendor për çështjet mjedisore lokale ", tha Sadrit Danaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter