Përkthimi – lidh qytetërime, përcjell vlera

Qendra e Informimit e BE-së në Tiranë festoi Ditën Evropiane të Gjuhëve dhe Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit me përkthyes, shkrimtarë, botues, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së dhe dashamirës të letërsisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

“Ne themi shpesh se përkthimi dhe letërsia shërbejnë si një urë për popujt dhe kultura të tjera. Kjo nuk ka si bëhet më e vërtetë sesa në rastin e Shqipërisë nën regjimin komunist. Ata që përkthyen ilegalisht apo që ndanin libra të huaj ishin heronj të vërtetë që ndihmuan të ruhej lidhja me pjesën tjetër të Evropës” – tha Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin (lexoni fjalimin e plotë këtu http://bit.ly/2y2QXXG)

Aktiviteti u përshëndet nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila vlerësoi se një bashkëjetesë e gjatë nis me shkëmbimin e kulturës, ku gjuha shërben si urë lidhëse.

Përkthyes shqiparë shkëmbyen pikpamjet e tyre mbi përkthimin gjatë rregjimit komunist dhe se si përkthimi kontribuon në transmetimin e kulturave të popujve dhe ruajtjen e diversitetit kulturor e linguistik në Evropë.

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, recituan në gjuhë të ndryshme evropiane poezinë e Kadaresë “Mall”. Ata ndoqën githashtu Demo. Translation një ëorkshop me shkrimtarin dhe përkthyesin slloven anëtar i Rezidencës për Shkrimtarë dhe Përkthyes Evropianë Poeteka Gašper Malej. Nxënësit dhe përkthyesit e rinj, mësuan rreth teknikave të përkthimit letrar përmes analizave dhe ushtrimeve si dhe lexuan përkthimet e tyre të para të poezive të Cesare Pavese dhe shkrimtarëve të tjerë në gjuhën shqipe.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter