Sesion trajnues për mbrojtjen e mjedisit

4 tetor 2017 – Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Shkodër organizoi një sesion trajnues për veprimet e thjeshta dhe sjelljet që kontribuojnë në mbrotjen e mjedisit, me nxënës dhe mësues të shkollës “Lucë Agraja” nga njësia administrative Dajç. Ruajtja, mbrotja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit, me ndikim direkt në shëndetin e njeriut, janë disa nga objektivat e politikës së BE-së për mjedisin, të diskutuara në këtë aktivitet.

“Angazhimi i të rinjve në mbrojtjen e mjedisit nuk ka vetëm ndikim direkt në ndryshimin e sjelljeve të tyre, por prek edhe prindërit, familjet e të afërmit. Ata mund ti bëjnë shkollat, shtëpitë dhe organizatat rinore më miqësore me mjedisin duke ricikluar materiale të ndryshme, si dhe duke ruajtur burime si uji dhe energjia elektrike”, - tha Kordinatorja për Informimin e Publikut e Qendrës së Informimit të BE-së Shkodër.

Znj. Alminda Mema, menaxhere e Qendrës së Informacionit Aarhus në Shkodër, shpjegoi se pjesëmarrja e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit mund të jetë pjesë e të gjitha niveleve, që nga angazhimi bazë dhe pjesëmarrja në projekte deri tek autoritetet politikë-bërëse dhe shoqëria civile. Ajo mund të institucionalizohet përmes trupave këshillues siç mund të jenë këshillat e të rinjve. “Pjesëmarrja aktive e të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve mund të sigurojë mbrojtjen e mjedisit në përputhje me standartet e BE-së dhe legjislacionin në vend”, - tha Znj. Mema.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter