Misteri i Yjeve të Arta – Zbulojmë Bashkimin Evropian institucionet e tij dhe aspektetet kulturore të Brukselit

Mbi 50 fëmijë nga bashkia Kamëz mësuan rreth Bashkimit Evropian, institucionet e tij dhe përfitimet e qytetarëve përmes aventurave të fëmijëve në Bruksel, të cilët përpiqen të zgjidhin Misterin e Yjeve të Arta, libër i përkthyer në gjuhën shqipe nga Rrjeti i Informimit i BE-së.

Fëmijët mësuan fakte interesante përmes ilustrimeve me ngjyra të librit “Misteri i Yjeve të Arta” dhe ndoqën një përmbledhje të përshtatur për moshën e tyre mbi institucionet e BE-së dhe punës së tyre i përcjellë përmes mënyrave zbavitëse dhe stimuluese nga stafi i Qendrës së Informimit të BE-së Tiranë.

Kapitujt e librit shërbejnë si hyrje për 6 aktivitete ndër-kurrikulare në gjeografi, matematikë, histori, anglisht, shkencë, dizajn dhe teknologji.

Fëmijët morën pjesë aktivisht në këtë aktivitet i cili përfshiu kombinimin e mësimit të nocioneve të BE-së, himnit, eksplorimit të historisë dhe politikat kryesore të BE-së përmes publikimeve të Rrjetit mbi bujqësinë dhe mjedisin teksa vizituan edhe Qendrën.

 

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter