Trajnim mbi Terminologjinë e BE-së

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë organizoi sot Trajnimin mbi Terminologjinë e BE-së me fokus studentë dhe mësues të universitetit public “Ismail Qemali” të qytetit të Vlorës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e studentëve me terminologjinë e BE-së dhe rritja e njohurive të tyre për përdorimin e saktë të këtyre termave. U soll në vëmendjen e tyre terminologjia e lidhur me disa programe dhe projekte që mbështesin vendet kandidate dhe vendet kandidate potenciale drejt procesit të pranimit në BE.

Koordinatori për Informimin e Publikut, Z. Robert Murataj solli në vëmendjen e pjesëmarrësve fazat dhe procedurat e nevojshme që duhet të ndiqen nga secili vend për të qenë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian dhe mundësi të e caktuara të financimit të ofruara nga BE për kandidatët dhe vendet kandidate potenciale. Diskutimi kryesor u përqëndrua në pozitën e Shqipërisë dhe cilat kushte duhet të plotësohen nga institucionet tona për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Studentët ishin shumë aktivë duke marrë pjesë në diskutime, pyetje dhe debate rreth rolit të secilit institucion dhe veçanërisht kontributin e tyre për konsolidimin e institucioneve publike me qëllim lehtësimin e dallimeve midis vendit tonë dhe anëtarëve të BE.

"Unë mendoj se ne si një brez i ri, kemi një rol të madh për të luajtur në qeverisje dhe transparencë më të mirë nga institucionet tona, veçanërisht duke ushtruar presion dhe duke kërkuar shërbime më të mira publike për komunitetet tona, në vend që të gjejnë mënyrën më të lehtë për të emigruar jashtë", tha Elisabeta Hoxha, studente i Departamentit të Drejtësisë në Universitetin "Ismail Qemali".

Diskutimi ishte shumë aktiv dhe studentët shprehën gatishmërinë e tyre për t'u kthyer në Qendrën e BE-së javën e ardhshme për më shumë informacion rreth institucioneve të BE-së dhe shembujve përkatës të homologëve të tyre në vendet e tjera të BE.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter