Trajnim për Terminologjinë e BE-së

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Shkodër organizoi një sesion trajnues për terminologjinë e BE-së, me studentë dhe profesorë të fakulteteve të gazetarisë dhe ekonomisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e studentëve me terminologjinë e BE-së dhe rritja e njohurive të tyre për përdorimin e saktë të këtyre termave. U soll në vëmendjen e tyre terminologjia e lidhur me disa programe dhe projekte që mbështesin vendet kandidate dhe kandidate potenciale drejt procesit të anëtarësimit në BE.

Koordinatorja për Informimin e Publikut, Znj. Shehiada Piraniqi solli në vëmendjen e pjesëmarrësve fazat dhe procedurat e nevojshme që duhet të ndiqen nga secili vend për të qenë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian. Studentët u njohën me terminologjinë kryesore të përdorur zakonisht në Procesin e Zgjerimit të BE-së, duke përfshirë ACQUIS-in e BE-së, Kriteret e Anëtarësimit, Planin e Veprimit, Marrëveshjen e Asociimit etj, si dhe u udhëzuan për të kuptuar zhargonin e euros, të përdorur shpesh nga mediat.

Aktiviteti pati një interes të madh për 30 pjesëmarrësit, të cilët u ftuan për të vizituar Qendrën dhe për të përdorur bibliotekën, në mënyrë që të zgjerojnë dijet e tyre rreth Bashkimit Evropian. Ata shprehën interesin e tyre për të marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të tjera të edukimit jo-formal në të ardhmen.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter