Trajnim për Politikat dhe Institucionet e BE-së në Kamëz

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Tiranë organizoi një sesion trajnimi për të prezantuar dhe rritur njohuritë tek të rinjtë rreth politikave dhe institucioneve të BE-së në bashkëpunim me organizatën Rinore në Kamëz ATA. Të rinj dhe aktivistë që studiojnë në fushat e drejtësisë, ekonomisë, gazetarisë dhe shkencave sociale u njohën me historinë, institucionet, politikat e BE-së, proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar përfitimet e anëtarësimit në të.

Trajnimi ofroi një përmbledhje të historisë, institucioneve politike dhe jo-politike të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive në diskutime rreth dallimeve midis Këshillit Evropian, Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Evropës.

I ftuar në këtë aktivitet ishte Sergei një përfitues i programit Erasmus+ i cili ndau me pjesëmarrësit eksperiencën e jashtëzakonshme që fitoi gjatë studimeve në Portugali. Me shumë interes u ndoq informacioni i përcjellë nga stafi i qendrës së informimit të BE-së mbi mundësitë e shumta që ofron programi më i madh i BE-së për arsimin, trajnimin, sportin dhe rininë, Erasmus+.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter