Trajnim për Terminologjinë e BE-së me studentët e gazetarisë në Universitetin e Tiranës

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Tiranë organizoi një sesion trajnimi mbi terminologjinë e BE-së, me studentë të gazetarisë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë. Aktiviteti synonte të njihte studentët me terminologjinë e BE-së dhe të rriste njohuritë e tyre për përdorimin e saktë të këtyre termave.

Përmes prezantimeve u soll në vëmendjen e tyre terminologjia e lidhur programet dhe projektet që mbështesin vendet kandidate dhe kandidate potenciale drejt procesit të anëtarësimit në BE.

90 gazetarë të ardhshëm mësuan përmes shembujve dhe ushtrimeve konkrete përdorimin e saktë të terminologjisë gjatë raportimit të BE-së dhe çështjeve të integrimit në BE.

Takimi u mirëprit nga shefi i Departamentit të Gazetarisë Prof. Marku i cili ftoi stafin e EUIC Tiranë të organizojnë takime të tilla për më shumë studentë.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter