Sesion informimi mbi raundin e dytë të skemës së granteve të vogla të projektit 'Angazhimi Qytetar për një Sistem Gjyqësor Funksional dhe Akses në Drejtësi në Shqipëri'

Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara organizuan sesionin informues mbi raundin e dytë të skemës së granteve të vogla të projektit “Angazhimi qytetar për një sistem gjyqësor funksional dhe akses në drejtësi në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij aktiviteti të zhvilluar në Qendrën e Informimit të BE-së Vlorë, ishte nxitja e aplikimeve për skemën e granteve të vogla të këtij projekti.

Znj. Maylis De Verneuli, menaxhere e projektit, i mirëpriti pjesëmarrësit dhe i prezantoi ato me objektivin e eventit. “Qëllimi kryesor është t’i jepet mundësia shoqërisë civile të jetë pjesë e reformës në drejtësi’ tha Znj. De Verneuil.

Z. Sokol Muça, koordinator i skemës së granteve të vogla të Save the Children theksoi se objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në fuqizimin e shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive dhe ndikim në funksionimin e duhur të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Thirrja aktuale për propozime është sipas skemës së granteve të vogla, një nga komponentët kryesorë të projektit, i cili synon të financojë projekte që rrisin transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor dhe përmirësojnë aksesin në drejtësi në Shqipëri.

Z. Muça njohu pjesëmarrësit me udhëzimet e kësaj thirrjeje, duke listuar pranimin e aplikantëve nga: organizatat e shoqërisë civile të përfshira në monitorimin e sistemit gjyqësor; shoqatat e të rinjve dhe studentëve të drejtësisë; nismat qytetare. Ai i informoi ata rreth mbështetjes financiare përmes thirrjes për propozime si dhe modalitetet e aplikimit (kriteret, rregullat. Formulari i aplikimit dhe kohëzgjatjen).
Pjesëmarrësit bënë pyetje lidhur me skemën, kualifikimin, formularin e aplikimit, buxhetin dhe kuadrin ligjor.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter