Fushata Kombëtare e Leximit 'Takohemi për një libër' - lexime dhe diskutime rreth 'Misterit të Yjeve të Arta'

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Shkodër, iu bashkua Fushatës Kombëtare të Leximit “Takohemi për një libër”, lançuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me një sesion leximi me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia”. Ata u përfshinë në lexime të kombinuara me informacione shtesë për Bashkimin Evropian, për të nxitur fëmijët të mësojnë rreth institucioneve të BE-së dhe aspekteve kulturore të Brukselit.

Frymëzuar nga fakte interesante dhe ilustrime shumëngjyrëshe të librit “Misteri i Yjeve të Arta”, ata morën një prezantim të përgjithshëm, në mënyrë argëtuese dhe stimuluese, rreth institucioneve dhe punës së tyre.

Kordinatorja për Informimin e Publikut bëri një prezantim të shkurtër rreth librit me aventura duke shpjeguar historinë e dy shokëve, Josh dhe Ricki, të cilët takuan një vajzë me emrin Maddy në Bruksel, Belgjikë.

Nxënësit, duke shoqëruar karakteret e librit në udhëtimin e tyre nëpër qytet për të zgjidhur gjëegjëza, mësuan më shumë gjatë kapitujve të historisë për atraksionet e Brukselit dhe konceptet bazë të institucioneve të BE-së.

Ky liber, i cili vlerësohet shumë nga mësuesit, shërben si hyrje për 6 aktivitete ndër-kurrikulare në gjeografi, matematikë, histori, anglisht, shkencë, dizajn dhe teknologji.

Rreth 33 nxënës morën pjesë aktive në këtë aktivitet i cili përfshiu kombinimin e leximit dhe mësimit dhe bënë pyetje rreth nocioneve; institucioneve të BE-së dhe Brukselit, si kryeqytet evropian.

Ata shprehën dëshirën për t’u rikthyer në Qendër për aktivitete të tjera interesante që kontribuojnë në rritjen e njohurive për çështje të BE-së.

 

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter