Vizitë e gazetarëve në projektet e financuara nga BE në Kavajë, Lushnjë, Apolloni dhe Fier

Gazetarë të shtypit të shkruar dhe medias elektronike vizituan projektet e financuara nga BE në Kavajë, Lushnjë, Apolloni e Fier. Së bashku me menaxherë të projekteve të Delegacionit të BE-së ata vizituan Zyrën e Punës në Kavajë e cila ofron shërbime të reja në 3 nivele, e rehabilituar në kuadër të mbështetjes për reformën sektoriale. Në Lushnjë gazetarët mësuan rreth Këndit të BE-së dhe projektit “Bashkitë për në Evropë”, pjesë e mbështetjes për qeverisjen vendore në 61 bashkitë e vendit.

Gjatë ndalesës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë në Fier ata panë investimet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe u informuan mbi projektin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit.

Menaxherët e projekteve përkatëse veç përgatitjes së informacioneve i shoqëruan gazetarët në këtë vizitë dhe ofruan informacion të detajuar rreth zbatimit të këtyre projekteve. Gazetarët bënë pyetje rreth projekteve dhe ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve.

Gazetarët përpara nisjes së kësaj vizite u takuan me kreun e Delegacionit të BE-së në Shqipëri Ambasadoren Romana Vlahutin dhe kreun e Bashkëpunimit në Delegacion Z. Mario Mariani të cilët i informuan gazetarët rreth mbështetjes financiare të BE-së dhe i inkurajuan ata të marin pjesë në vizita të tilla që do të organizohen në qytete të tjera ku ka ndërhyrë BE-ja.

Kjo vizitë ishtë pjesë e një projekti për fuqizimin e kapaciteteve të gazetarëve të zbatuar nga Rrjeti i Informimit i BE-së i cili përfshinte një trajnim mbi komunikimin e çështjeve të integrimit organizuar në Tiranë për të rritur aftësitë e gazetarëve në raportimin e këtyre çështjeve; vizitë studimore në institucionet e BE-së në Bruksel e cila synonte rritjen e njohurive të gazetarëve shqiptarë mbi institucionet dhe politikat e BE-së.

 

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter