Shfaqja e filmit 'Faji është i qiellit' dhe debat mbi mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në familje

Më 4 dhjetor Qendra e Informimit e BE-së në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Vendeve të Ulta organizoi shfaqjen e filmit “Faji është i qiellit” i autores shqiptare Ajola Daja në kuadër të Festivalit të Filmit “Movies that Matter” për të festuar Ditën Ndërkombtare të Fëmijëve (20 nëntor) dhe Ditën e të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor).

Filmi, i cili i kushtohet dhunës në familje dhe pasojave që shkakton ajo në mirëqënien e fëmijëve në Shqipëri u pasua nga një debat mes fëmijëve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” të Durrësit dhe ekspertes së Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve.

“Filmat janë një mjet i fuqishëm që ndikon pozitivisht tek njohuritë dhe sjellja e të rinjve në shoqërinë shqiptare dhe kudo në botë”, theksoi Znj. Egla Mitre nga Ambasada Hollandeze, ndërsa Znj. Elma Tërshana nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve bëri një shpjegim të hollësishëm rreth të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të njeriut përmes shembujve konkretë. Për autoren e filmit Ajola Daja është e rëndësishme që njerëzit të flasin rreth temave të të drejtave të njeriut dhe kjo mund të bëhet përmes filmave, letërsisë apo debateve publike.

Pjesëmarrja e 40 fëmijëve nga Durrësi në mjediset e Qendrës së Informimit të BE-së në Tiranë u organizua në bashkëpunim me koordinatoren vendore të projektit “Bashkitë për në Evropë”. Fëmijët që ndoqën këtë aktivitet prezantuan si e kuptojnë ata Bashkimin Evropian ndërsa stafi i EUIC-së dhuroi publikimet e tij në mënyrë që ata të mësojnë rreth punës së BE-së për të përmirësuar jetën e fëmijëve.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Premte , 15 Dhjetor 2017 - 11:00

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

“Respekto të drejtat e mia” ekspozitë me vizatime tëfëmijëve të shkollave 9-vjeçare ceremonia përmbyllëse

Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter