Konsultimi i parë publik mbi rishikimin afatmesëm të 'Udhërrëfyesit për politikën e Qeverisë drejt një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e shoqërisë civile'

Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë mirëpriti Konsultimin e parë publik mbi rishikimin afatmesëm të "Udhërrëfyesit për politikën e Qeverisë drejt një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e shoqërisë civile" organizuar nga Asistenca Teknike për të promovuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të shqyrtojë përmbajtjen dhe fushat prioritare të përcaktuara fillimisht në Udhërrëfyesin fillestar të publikuar në Nëntor 2014 dhe gjithashtu të mbledhë pikëpamjet e shoqërisë civile mbi zbatimin e strategjisë.

Znj. Christine Leiser, Drejtuese e projektit “Asistenca Teknike për të promovuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë” mirëpriti pjesëmarrësit dhe i prezantoi ata me objektivin e përgjithshëm të takimit.

Znj. Emanuela Zaimi, anëtare e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, bëri një prezantim të nëntë fushave prioritare të Udhërrëfyesit dhe planit fillestar të veprimit për implementim. “Udhërrëfyesi, konsiderohet si nga Qeveria Shqiptare ashtu dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, një dokument udhëzues për zhvillimin e shoqërisë civile. Ai reflekton përpjekjet e qeverisë në krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të përshtatshëm, që lejon shoqërinë civile të realizojë misionin e saj dhe të arrijë ndikim të qëndrueshëm në një mënyrë efektive” theksoi Znj. Zaimi.

Në takim morën pjesë më shumë se 20 përfaqësues të shoqërisë civile të Vlorës, të cilët diskutuan dhe punuan në grupe në fushat prioritare dhe veprimet.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter