Fushata Kombëtare e Leximit 'Takohemi për një libër' - lexime dhe diskutime rreth 'Misterit të Yjeve të Arta'

Më 23 Nëntor 2017 Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë iu bashkua Fushatës Kombëtare të Leximit “Takohemi për një libër”, lançuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me një sesion leximi me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “15 Tetori” rreth librit “Mister i Yjeve të Arta” botuar nga Zyra e Botimeve e BE-së dhe përkthyer nga RRjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri.

Fëmijët u përfshinë në lexime të kombinuara me informacione shtesë për Bashkimin Evropian, për të nxitur fëmijët të mësojnë rreth institucioneve të BE-së dhe aspekteve kulturore të Brukselit.
Frymëzuar nga fakte interesante dhe ilustrime shumëngjyrëshe të librit “Misteri i Yjeve të Arta”, ata morën një prezantim të përgjithshëm, në mënyrë argëtuese dhe stimuluese, rreth institucioneve dhe punës së tyre.

Kordinatori për Informimin e Publikut bëri një prezantim të shkurtër rreth librit me aventura duke shpjeguar historinë e dy shokëve, Josh dhe Ricki, të cilët takuan një vajzë me emrin Maddy në Bruksel, Belgjikë. Nxënësit, duke shoqëruar karakteret e librit në udhëtimin e tyre nëpër qytet për të zgjidhur gjëegjëza, mësuan më shumë gjatë kapitujve të historisë për atraksionet e Brukselit dhe konceptet bazë të institucioneve të BE-së.
Ky liber, i cili vlerësohet shumë nga mësuesit, shërben si hyrje për 6 aktivitete ndër-kurrikulare në gjeografi, matematikë, histori, anglisht, shkencë, dizajn dhe teknologji.

Rreth 30 nxënës morën pjesë aktive në këtë aktivitet duke lexuar pjesë të ndryshme të librit dhe duke bërë pyetje rreth atraksioneve kulturore dhe institucioneve të BE-së në Bruksel, të cilat përmenden në libër.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter