Dita Botërore e Fëmijëve - Panairi i OSHC-ve në Vlorë 'Respektoni të Drejtat e mia'

Më 24 Nëntor 2017 Qendra e Informimit e BE-së në Vlorë iu bashkua Panairit të OSHC-ve në Vlorë "Respektoni të Drejtat e mia" së bashku me përfaqësuet të shoqërisë civile dhe institucioneve vendore të qeverisë, si Qendra Aulona, Drejtoria Rajonale e Shëndetit dhe Qendra Rinore Vlorë në bulevardin kryesor në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve dhe nisjes së fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës Gjinore.

Stafi i Qendrës së Informimit të BE-së ishte një nga shumë aktorët e tjerë vendorë që u bashkuan me këtë aktivitet në bulevardin kryesor me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut ndaj dhunës në familje dhe ngritjes së zërit për të gjitha institucionet publike për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Mesazhi kryesor, që përcollën stafi i Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë dhe pjesëmarrësit e tjerë drejtuar qytetarëve, institucioneve publike dhe mediave ishte: "Së bashku për një familje më të fortë dhe më të mirë pa dhunë".

Qytetarët, të rinjtë dhe mediat gjithashtu shprehën interesimin e tyre për publikimet e Rrjetit të Informimit të BE-së, duke iu drejtuar pyetje Koordinatorit për Informimin e Publikut të Qendrës së Informimit të BE-së lidhur me veprimet e BE-së për të realizuar një kundërpërgjigje më të mirë ndaj dhunës, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga grupet e margjinalizuara.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter