Konkursi i pikturës 'Respekto të Drejtat e mia' Ceremonia e dhënies së çmimeve

Qendra e Informimit të BE-së në Tiranë, mbylli fushatën e rritjes së ndërgjegjësimit për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të njeriut me ceremoninë e dhënies së çmimeve të konkursit të vizatimit “Respekto të Drejtat e Mia” organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimore dhe Save the Children. Rreth 160 fëmijë nga 14 shkolla 9-vjeçare nga qyteti i Tiranës dhe zonat periferike morën pjesë në këtë konkurs me vizatime, piktura dhe punime që përcjellin mesazhe të fuqishme përmes artit dhe krijimtarisë për të drejtat e tyre.

Në një atmosferë festive fëmijë, mësues, përfaqësues të shoqërisë civile dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve drejtuan pyetje dhe ndanë mesazhe për të drejtat e fëmijëve, teksa vizituan ekspozitën që pasqyronte punët e fëmijëve të talentuar.

Fituesit e këtij konkursi për Qarkun e Tiranës janë:
Çmimi I – Viola Muça, Shkolla Bashkim Berisha
Çmimi II – Migena Gjoni, Shkolla Fan Noli and Mateo Dema, Sara Xhari, Françeska Kupe, Shkolla Gjergj Fishta
Çmimi III – Eva Duma, Shkolla Fan Noli; Adela Llogo, Shkolla Sarina 2002; Estela Mela, Shkolla Servet Maçi.
Çmimi Special shkon për shkollën Qazim Turdiu, ndërsa Çmimi Inkurajues për nxënësit e klasës së 2-të C të Shkollës Ahmet Gashi.

Aktiviteti u përshëndet Z. Erol Akdag, Përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Znj. Ina Verzivolli, Drejtore e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Znj. Maylis De Verneuil, Menaxhere Projekti “Save the Children”, të cilët theksuan rëndësinë e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të njeriut për një qeverisje të mirë në një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Z. Erol Akdag, theksoi se gjithcka BE ka bërë, bën dhe do të vazhdojë të bëjë në Shqipëri është për të patur një të ardhme më të mirë të rinjtë e sotëm. Të rinjtë sot do të jenë nesër ata që do të hyjnë në BE si të rritur. BE financon çdo vit projekte me organizatat e shoqërisë civile, apo agjencitë e Kombeve të Bashkuara si projekti i Save the Children që punon me fëmijët në nevojë. BE punon ngushtë me autoritetet shqiptare, siç është Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për të ndihmuar në përmirësimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes në nivel vendor në të gjithë vendit, përfundoi Z. Akdag.

Konkursi rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë dhe promovon të drejtat e fëmijëve përmes artit dhe krijimtarisë. Punimet e fëmijëve shpjegojnë mënyrën se si ato e shohin pabarazinë gjinore, varfërinë, diskriminimin dhe çështjet e tjera në jetët e tyre të përditshme. Në pikturat e tyre, fëmijët apelojnë për akses të barabartë në kujdes shëndetësor dhe edukim, si dhe mbrojtje nga probleme të tilla si droga, dhuna dhe keqtrajtimi.

Konkursi u lançua më 20 nëntor, në Ditën Universale të Fëmijëve, e ndjekur nga aktivitete të ndryshme ndërgjegjësimi të organizuara me fëmijët si Festivali i Filmit "Movies that Matter", mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri dhe debatet mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter