Konkursi i pikturës 'Respekto të Drejtat e mia' - Ceremonia e ndarjes së çmimeve

Qendra e Informimit e BE-së në Shkodër përfundoi fushatën ndërgjegjësuese për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe njeriut me ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit të vizatimit “Respekto të Drejtat e mia”, e organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër dhe Save the Children në Shqipëri. Rreth 100 fëmijë nga 8 shkolla të qytetit të Shkodrës dhe zonave rurale morën pjesë në këtë konkurs me piktura, vizatime dhe kolazhe, duke dhënë mesazhe të fuqishme përmes artit dhe krijimtarisë për të drejtat e tyre.

Në një atmosferë festive, fëmijë, mësues, shoqëri civile dhe drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, koordinatori për rrjetëzimin dhe fushën e mbrojtjes të të drejtave të Fëmijëve nga Terre des Hommes në Shqipëri ngritën pyetje, shkëmbyen ide dhe dhanë mesazhe për të drejtat e fëmijëve, ndërkohë që vizituan ekspozitën e cila paraqiste punën e talentuar të fëmijëve.

Fituesit e këtij konkursi janë:
Çmimi I – Noela Vukaj, nga shkolla “Martin Camaj”
Çmimi II – Ermal Shytani nga shkolla e fshatit Guci dhe Xhovana Kumbulla nga shkolla e fshatit Bardhaj
Çmimi III – Piero Boseta nga shkolla “Branko Kadia”, Antonela Shpendi nga shkolla “Mati Logoreci” dhe Orinda Shala nga shkolla “Martin Camaj”
2 Çmime inkurajuese u dhanë për shkollën “Tringë Smajli”, Grudë e Re dhe fëmijët e Qendrës Komunitare Nr.3.

Ky konkurs rriti ndërgjegjësimin e të rinjve dhe promovoi të drejtat e njeriut përmes artit dhe krijimtarisë. Puna e fëmijëve shpjegoi mënyrën se si ato e shohin pabarazinë gjinore, mungesën e arsimimit, diskriminimin dhe çështjet e tjera në jetët e tyre të përditshme.Në pikturat e tyre, fëmijët apelojnë për akses të barabartë në kujdes shëndetsor dhe edukim, si dhe mbrojtje nga lëndime të tilla si droga, dhuna dhe keqtrajtimi.

Konkursi u lançua më 20 nëntor, në Ditën Universale të Fëmijëve, i ndjekur nga aktivitete të ndryshme ndërgjegjësimi të organizuara me fëmijët si Festivali i Filmit "Movies that Matter", mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri dhe debatet mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter