Çfarë bëjmë ne

Rrjeti i Informimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, si një projekt i financuar nga BE-ja, ofron informacion për Bashkimin Evropian, për institucionet dhe politikat e tij, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së, për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe përfshirjen e vendit në këtë proces, duke synuar të sjellë më pranë qytetarëve shqiptarë të gjithë informacionin mbi BE-në dhe procesin e integrimit në të, përmes një sërë aktivitetesh si sesione informimi, trajnime, tryeza të rrumbullakta, workshope, aktivitete kulturore e sportive, etj.

Qasja e Rrjetit të Informimit të BE-së është të rrisë nivelin e informacionit mbi aktivitetin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, mbi procesin e integrimit të vendit, duke garantuar që ky informacion i përgjigjet nevojës dhe interesit të qytetarëve kryesisht pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Rrjeti i Informimit të BE-së së fundmi është riorganizuar për të ofruar një shërbim dhe komunikim më të mirë përmes aktiviteteve në nivel kombëtar.

Qëllimi kryesor i Rrjetit të Informimit të BE-së është:

Të informojë qytetarët shqiptarë rreth procesit të integrimit të vendit dhe të rrisë kuptimin e përgjithshëm të popullsisë mbi Bashkimin Evropian, politikat dhe programet e tij.

Qëllimet specifike janë:
- Të nxisë debatin publik rreth BE-së
- Të rrisë dhe të përçojë njohuritë rreth Bashkimit Evropian
- Të orientojë nevojat për informacion të grupeve të caktuara mbi çështje të caktuara
- Të inkurajojë pjesëmarrjen qytetare mbi çështje që lidhen me anëtarësimin në BE
- Të përfshijë të rinjtë, kërkuesit shkencorë dhe akademikët në aktivitete që lidhen me BE-në
- Të rrisë njohuritë mbi Instrumentin për Asistencë Para-hyrëse (IPA)
- Të sjellë qytetarët shqiptarë më pranë Bashkimit Evropian

Në mënyrë që të arrijmë objektivat dhe qëllimet tona ne ofrojmë shërbimet si vijojnë:
• Programe trajnimi
• Sesione informimi
• Konferenca për shtyp
• Tryeza të rrumbullakta, forume dhe workshope
• Aktivitete artistike, kulturore e sportive
• Seminare
• Debate publike
• Shkolla verore
• Ditë të hapura

Në Qendrat tona të Informimit ne:
- U përgjigjemi pyetjeve tuaja mbi BE-në
- Ofrojmë akses pa pagesë në internet (Wi-Fi)
- Ju vëmë në dispozicion bibliotekën dhe publikimet për BE-në
- Ju njohim me fakte të rëndësishme për marrëdheniet BE - Shqipëri
- Lidhim gazetarët me Evropën përmes Shërbimit Satelit (EbS)

Kalendari
i Aktiviteteve

E Hënë , 4 Shtator 2017 - 09:30

Albanian Parliament

Shkolla Verore Evropiane
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter