Ofrimi i Informacionit

Informacion për çështje që lidhen me BE-në
Rrjeti i Informimit të BE-së përmes Qendrave për Informim në Tiranë, Shkodër e Vlorë ofron informacion dhe i përgjigjet pyetjeve të vizitorëve dhe publikut në pergjithësi rreth çështjeve të ndryshme mbi BE-në. Ju mund të vizitoni Qendrat tona ose të na kontaktoni përmes e-mail apo telefon në numrat tonë të kontaktit.

Informacion për çështjet BE - Shqipëri
Shqipëria është një vend kandidat për të hyrë në BE dhe si pjesë e procesit drejt anëtarësimit, vendit i duhet të plotësojë kriteret e pranimit bazuar mbi Traktatin për Bashkimin Evropian.

Në qendrat tona ju mund të gjeni informacion të mjaftueshëm mbi:
- Institucionet dhe politikat e BE-së
- Paketa e Zgjerimit 2016
- Sfidat dhe prespektivat e integrimit të Shqipërisë
- Informacion mbi mundësitë e studimit në vendet e BE-së përmes programit Erasmus+

Gjithashtu do te gjeni dhe:
• Këndin e mësuesve
• Këndin e fëmijëve
• Të dhënat e hapura

Programi Erasmus+
Programi Erasmus+ është një program bashkëpunimi dhe lëvizjeje i Bashkimit Evropian në fushën arsimit të lartë. Ai kontribuon në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe në forcimin e kapaciteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar mes institucioneve të arsimit të lartë në vendet e treta. Erasmus+ synon të modernizojë sistemin arsimor në përputhje me kërkesat e tregut të punës në një mjedis që përparon me ritme shumë të shpejta.

Ai i ofron mbështetje:
- Institucioneve të Arsimit të Lartë
- Studentëve, kërkuesve shkencorë dhe universiteteve
- Çdo organizate aktive në fushën e Arsimit të Lartë

Kalendari
i Aktiviteteve

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter