Fakte rreth BE-së dhe Shqipërisë

Marrdhëniet politike dhe Ekonomike midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë
Shqipëria është vend kandidat për në BE, në vijim të takimit të Keshillit Evropian që u mbajt në Selanik në Qershor 2003. Në 18 Shkurt 2008, Këshilli adoptoi një partneritet të ri Evropian me Shqipërinë. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) me Shqipërinë u firmos në 12 Qershor 2006 dhe hyri në fuqi në 1 Prill 2009. Ajo zëvendëson Marrëveshjen e Ndërmjetme për çështjet tregtare, e cila hyri ne fuqi në Dhjetor 2006. Marrëveshja e lehtësimit të vizave ndërmjet Shqipërise dhe BE-së hyri në fuqi në Janar 2008 ndërsa Marrëveshja e Ripranimit në 2006.

27 Qershor 2014 - Shqipëria merr statusin e vendit kandidat.

10 Nëntor 2013 - Zhvillohet takimi i parë i dialogut të nivelit të lartë për prioritetet kyçe Shqipëri – BE.

16 Tetor 2013 - Në Strategjinë e Zhvillimit dhe Sfidat Kryesore 2013-2014, Komisioni rekomandon se, meqenëse Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm, Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

10 Tetor 2012 - Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me kusht miratimin e masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së Parlamentit.

21 Mars 2012 - Miratimi i Planit të Veprimit të rishikuar për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit.

10 Qershor 2011 - Miratimi i Planit të Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

15 Dhjetor 2010 - Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e zonës Schengen.

9 Nëntor 2010 - Miratimi i Opinionit të Komisionit Europian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

8 nëntor 2010 - Këshilli i Bashkimit Europian miratoi vendimin për udhëtimi pa viza në zonën Shengen për qytetarë shqiptar

27 Maj 2010 – Komisioni Europian propozon udhëtimin pa viza për Shqipërinë.

14 Prill 2010 – Shqipëria dorëzon përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian

16 Dhjetor 2009 – Komisioni Europian i dorëzoj qeverisë shqiptare Pyetësorin mbi përgatitjen për aderim.

16 Nëntor 2009 – Këshilli i BE-së i kërkon Komisionit Europian të përgatisë një vlerësim për të kuptuar nëse Shqipëria është gati për të filluar negociatat për aderim

28 Prill 2009 – Shqipëria dorëzon aplikimin për anëtarësim ne BE

1 Prill 2009 – Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asocimit (SAA).

14 Janar 2009 – Përfundon procesi i ratifikimit të SAA nga të gjitha vendet anëtare të BE-së .

Qershor 2008 – Komisioni Europian paraqit hapat që duhen ndërmarrë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë duke identifikuar kërkesat specifike

Mars 2008 – Fillon dialogu për liberalizimin e vizave

18 Shkurt 2008 – Vendim i Këshillit për Partneritetin Europian të rishikuar për Shqipërinë

22 Janar 2008 – Shqipëria dhe KE-ja nënshkruajnë Marrëveshjen Financiare për Programin Kombëtar të Instrumentit të Ndihmës së Para- Aderimit (IPA) 2007

Janar 2008 – Hyn në fuqi marrëveshja për lehtësimin e vizave.

18 Tetor 2007 – Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen Kuadër për IPA.

Shtator 2007 – Firmoset marrëveshja për lehtësimin e vizave midis Shqipërisë dhe BE-së.

Maj 2007 – Adoptimi i Dokumentit Indikativ Shumëvjeçar (MIPD) 2007-2009 për Shqipërinë nën programin IPA

Janar 2007 – Hyn në fuqi instrumenti i ri për Ndihmën e Para-Aderimit (IPA)

Dhjetor 2006 – Hyn në fuqi Marrëveshja e Ndërmjetme

Qershor 2006 – Firmoset Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asocimit (SAA) në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg

Maj 2006 – Hyn në fuqi marrëveshja e rihyrjeve midis KE-së dhe Shqipërisë

Janar 2006 – Vendim i Këshillit mbi një Partneritet Europian të rishikuar për Shqipërinë

Qershor 2004 – Vendim i Këshillit mbi një Partneritet të parë Europian për Shqipërinë

Qershor 2003 – Në Këshillin Europian të Selanikut konfirmohet Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit• (SAP) si politikë e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Perspektiva e BE-së për këto vende konfirmohet (vendet e përfshira në SAP mund të marrin pjesë në aderimin në BE dhe mund të bëhen vende anëtare të BE-së kur të jenë gati).

Janar 2003 – Presidenti i Komisionit, Prodi fillon zyrtarisht negociatat për SAA-në midis BE-së dhe Shqipërisë.

Tetor 2002 – Adoptohen Direktivat e Negociatave për negocimin e SAA-së me Shqipërinë.

2001 – Komisioni rekomandon ndërmarrjen e negocimeve me Shqipërinë për SAA-në. Këshilli Europian i Goteborgut fton Komisionin të paraqesë drafte të direktiva të negocimit për negocimin e SAA.

2001 – Vitit i parë i programit Ndihmë Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS) i krijuar në mënyrë specifike për vendet në Proces Stabilizimi dhe Asocimi

Nëntor 2000 – Takimi i Zagrebit lançon Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit (SAP) për pesë vendet e Europës Jug-Lindore duke përfshirë dhe Shqipërinë

Qershor 2000 – Këshilli Europian në Feira thotë që të gjitha vendet e SAP janë "kandidate potenciale" për antarësim në BE.

2000 – Zgjerimi i aksesit në tregun e “duty-free” të BE-së për produkte nga Shqipëria.

1999 – Shqipëria përfiton nga Preferenca Tregtare Autonome me BE-në.

1999 – BE-ja propozon një Proces të ri Stabilizimi dhe Asocimi (SAP) për pesë vende të Europës Jug-Lindore, duke përfshirë Shqipërinë.

1997 – Mënyra Rajonale. Këshilli i Ministrave të BE-së përcakton kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.

1992 – Marrëveshje për Tregti dhe Bashkëpunim midis BE-së dhe Shqipërisë. Shqipëria mund të marrë financime si pjesë e programit Phare të BE-së.

Kalendari
i Aktiviteteve

E Mërkurë , 28 Qershor 2017 - 11:30

Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian Vlorë – EU Information Centre

Sesion informimi mbi Thirrjet për propozime “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadrin e Programit të Masave për Shoqërinë Civile 2016-2017” dhe “Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut”
Shiko aktivitete të tjera

Kanali Youtube i
Delegacionit të BE-së

Startup Albania 2017
Shiko videot e tjera në Youtube!

Postimet tona
në Twitter